Pas kaosit të krijuar disa ditë më parë në pikën e kalimit Kufitar të Kakavijës, emigrantët shqiptarë që futen në tokën greke u janë nënshtruar rregullave të reja.
Autoritete greke kanë përcaktuar se çdo shtetas që futet në Greqi duhet të jetë i pajisur me tamponin negativ për koronavirusin, i realizuar në 72 orët e fundit.
Mirëpo, një pjesë dërrmuese e qytetarëve që shkojnë nga Shqipëria drejt Greqisë janë kthyer nga autoritetet greke.
Gazetari i Abc News, Robert Goro shpjegon se një gjë e tillë ka ndodhur pasi qytetarët nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës që kërkohet.
Mësohet se ata kanë bërë testin serologjik që tregon nëse e ke kaluar Covid-19 dhe jo tamponin, i cili tregon nëse je i infektuar.
“Shumica dërrmuese që nisen për të shkuar në Shqipëri e dinë që duhet të plotësojnë disa detyrime kur të kthehen përsëri në Greqi. Disa i ka kthyer policia greke mbrapsht pasi nuk janë në rregull me tamponin. Këta qytetarë nuk kanë bërë tamponin e rregullt të Covid-19, por testin serologjik, i cili tregon nëse ke kaluar apo jo koronavirusin. Ata që kanë pasur tamponin në rregull nuk kanë pasur asnjë problem dhe kanë kaluar”, u shpreh gazetari, ndërsa sqaroi se qytetarët duhet të pajisen me tamponin në mënyrë që të mos kenë pengesa.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post