Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nuk dëshiron që OSBE-ja e drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të ndërmjetësojë për të zgjidhur krizën politike në vend.
Lidhur me këtë reagim, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi shprehet me ironi se Lukashenko “i qetësoi të gjithë shqipot, që kanë një javë duke qarë hallet e Bjellorusisë, meqë punet tona i kemi të gjitha në rregull.”
Reagimi i plotë:
“LUKASHENKO QETËSON SHQIPTARËT
I dha drejtim vetë Lukashenko dhe i qetësoi të gjithë shqipot, që kanë një javë duke qarë hallet e Bjellorusisë, meqë punet tona i kemi të gjitha në rregull.
Si ata, që mendojnë se, po të shkojë Edi Rama si ndermjetësues atje, kriza do të zgjidhet menjëherë, ashtu edhe të tjerët, që po thonë se vetëm për shkak te tij presidenti bjellorus nuk e pranon OSBE-në si arbitër.
E sigurt është që, kur autokrati i Minskut e ka marrë atë vendim, njeriu i fundit që mund t’i ketë vajtur ndër mend me shumë gjasa ka qenë kryeministri i Shqipërisë.
Dhe me shumë mundësi ky qëndrim refuzues dhe sypatrembur ndaj imperializmit perëndimor do ta përshpejtojë fundin e regjimit të tij.” – ka shkruar Patozi.
Diskutime rreth kësaj post