Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar dokumentin, ku sipas tij, tregohet sesi janë vjedhur votat në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili i referohet dosjes 339, dhe ironizon me faktin se Rama mund t’ia çojë presidentit bjellorus Lukashenkos, që të mos ndihet vetëm si hajdut votash.
Sipas tij, nëse Rama si hajdut votash do të shkojë në Bjellorusi të dialogojë për vjedhjen e votave të Lukashenkos, ky është humori më i zi kolosal i shekullit.
Postimi i Vasilit:
“Humori i zi i shekullit, Rama – Lukashenko dialog kusaresh votash!
Rama te vetmen eksperience qe mund te eksportoje neper bote eshte vjedhja e votave.
OSBE ka sot ne krye per fatkeqesine saj bablokun e vjedhjes se votave.
Lukashenko do te takoje te ngjashmin e vet Ramen.
Dosjen 339 Rama mund tja coje Lukashenkos si ngushellim qe te mos ndihet vetem si hajdut votash.
Ne 2019 Rama vodhi edhe votimet moniste me nje parti, ndaj ka me se ta ngushelloje Lukashenkon.
Nje faqe te dosjes 339 po ja japim gati Rames tja coje Lukashenkos.
Ne rast se Rama si hajdut votash do te shkoje ne Bellorusi te dialogoje per vjedhjen e votave te Lukashenkos ky eshte humori me i zi kolosal i shekullit.” – ka shkruar Vasili.
Diskutime rreth kësaj post