Me aprovimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka nisur tashmë të mbledhë 20 mijë firmat e nevojshme për t’i propozuar Kuvendit një projektligj të ri për referendumet.
Ish-kreu i KQZ është i mendimit se qytetarëve nuk i duhet mohuar e drejta për të dhënë direkt mendimin e tyre me votë për çështje të caktuara, gjë që ligji aktual sipas tij e pamundëson.
Ai thotë se nismën do ta çojë deri në fund, pavarësisht se politika mund të kërkojë ta lërë atë në sirtarët e kuvendit. Arsyeja sipas tij, është se ata i tremben vendimeve të drejta të qytetarëve në interes të tyre.
“Të bëjmë së bashku qytetarët, të paktën 20 mijë zgjedhës siç e parashikon Kushtetuta, dhe të shpiem në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për referendumet, duke plotësuar atë çka nuk bën klasa politike”, – tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post