Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ka paralajmëruar se në muajt në vijim do të ketë sinjale për ndëshkimin elektoral, që sipas saj, do ta bëjë shumë më të vështirë veprimin e tentakulave në terren në zgjedhjet e ardhshme.
“Në muajt në vijim do të kemi sinjalet e para të ndëshkimit elektoral. Do të bëhet shumë më e vështirë dhe do të kenë shumë frikë ata që do të përfshihen sërish në krime elektorale. Tentakulat e krimit në terren do duhet të ulin fuqinë. Fakti që Ramës i dalin sondazhet kështu, përpiqet të prekë Kushtetutën, janë treguesit që ndodhin kur pushteti bie. Nuk ka asnjë shans që sot të mendosh të mbash pushtetin me zor. Rama po bën gabime të mëdha, në këtë kuptim, se janë gabime që vijnë nga frika”, tha Duma në rubrikën “Opinion”.
Ish-deputetja tha se shqiptarët janë lodhur nga kjo krizë ekonomike, shëndetësore, dhe duan ndryshim. Sipas Dumës, ekonomia shqiptare është e rrënuar, ndaj dhe është emergjencë kombëtare dhe që dueht të ndryshojë një orë e më parë.
Diskutime rreth kësaj post