Greqia njoftoi mbajtjen e detyrueshme të maskave në ishullin e Mykonos dhe në Halkidiki, në veri të vendit, pas një rritjeje të numrit të rasteve me koronavirusin e ri këto ditët e fundit.
“Kjo masë do të aplikohet duke nisur nga dita e premte dhe deri më 31 gusht”, njoftoi mbrojtja civile greke.
Banorët dhe turistët në ishullin turistik të Mykonos dhe vendet turistike të Halkidikisë do të duhet të mbajnë maska në ambientet e mbyllura dhe të hapura.
Në të njëjtën kohë, koncertet, festat dhe ceremonitë fetare, marshimet dhe grumbullimet prej më shumë se nëntë persona do të jenë të ndaluara.
“Restorantet do të mund të kenë vetëm tavolina me katër persona, ose gjashtë kur bëhet fjalë për të njëjtën familje”, sipas të njëjtit burim.
Diskutime rreth kësaj post