Gjithsesi se çdoherë do t’i mbrojmë të drejtat tona sovrane, por nuk do të jemi ata të cilët do të synojnë drejt eskalimit. Sipas kësaj, porosia ime drejt Turqisë është shumë e thjeshtë: ndaloni me provokimet dhe ejani të bisedojmë si fqinj të civilizuar, thotë kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistë për CNN, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis sqaron se BE-ja është obliguar, deri në fund të muajit të përgatitë listë me opsione “në të cilat do të përshkruhen një sërë sanksionesh për Turqinë që do të mund të shqyrtoheshin”, nëse Ankaraja vazhdon me pozicionin e njejtë.
“Nëse Turqia nuk e ndryshon qëndrimin, do të ketë pasoja dhe t’i vendosë në rrezik marrëdhëniet e përgjithshme me Evropën, sepse provokime të këtij lloji, nuk mund të mbeten pa përgjegjësi, jo vetëm nga Greqia apo Qiproja, por edhe nga Evropa në tërësi”, thotë Micotakis.
Kryeministri grek në intervistë për CNN sqaron se dallimi me Turqinë është në raport të caktimit të zonave detare mes dy vendeve, porositë se Greqia nuk do të tolerojë aktivitete të njëanshme nga Ankaraja dhe nëse ato ndalojnë, ekziston hapësirë për dialog.
Shton se sjellja turke “nuk është kërcënim vetëm për të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros, por edhe për stabilitetin e tërë Mesdheut Lindor”.
Diskutime rreth kësaj post