Deputeti i opozitës, Enver Roshi ka fituar betejën me koronavirusin, pasi një periudhe të gjatë dhe të vështirë që kaloi. Kreu i komisionit të Shëndetësisë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 28 korrik u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi, pasi pati komplikacione me shëndetin.
Roshi përmes një mesazhi në rrjetet sociale nuk ka nguruar që të falënderojë mjekët për punën e tyre.
“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi në mediat sociale.
Si fillim deputeti u trajtua në spitalin “Shfeqet Ndroqi”, ku mori edhe oksigjen dhe më pas u dërgua në Turqi.
Diskutime rreth kësaj post