Mediat greke njoftojnë se mbrëmë në mesnate është tentuar të digjet makina e konsullatës sonë në Selanik.
Sipas informacioneve, një person i panjohur vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.
Disa sekonda më vonë, një kalimtar vuri re zjarrin, duke mos lejuar që automjeti i konsullit të merrte zjarr. Sakaq policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen.
Diskutime rreth kësaj post