Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, me anë të një postimi në rrjetin social ka bërë me dije tre elementet më të rëndësishme në parandalimin e kësaj pandemia.
Ajo që është më e rëndësishmja, për Dashon, është se maska, distanca dhe higjiena personale janë të nevojshme por aspak të mjaftueshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit. E ky trinom, nuk munnd të zëvendësojë trinomin testo-gjurmo-trajto.
Dasho tregon se çfarë duhet të mësojmë prej Gjermanisë që këto ditët e fundit ka një rritje të numrit të personave të infektuar.
“Pavarësisht se qytetarët gjermanë mbajnë maska dhe respektojnë distancimin, shteti në Gjermani nuk e ka lënë në dorë të maskave fatin e kontrollit të epidemisë.
Nëpërmjet një sistemi testimi dhe gjurmimi perfekt, autoritetet shëndetësore gjermane identifikojnë çdo vatër dhe përgjigjen në mënyrë proporcionale me rrezikun.
Ministria dhe komiteti ynë duhet t’i kursejnë vetes përsëritjen e fjalëve “maska”, “distancim” dhe “higjienë”, dhe t’i përvishen punës për të rritur kapacitet testuese, për të vendosur sisteme survejance dixhitale, për të krijuar spitale, shkolla, biznese dhe transport të sigurt, si dhe për të forcuar kapacitet trajtuese në nivelin e mjekut të familjes, spitaleve rajonale dhe spitaleve terciare!”, – thekson Dasho.
POSTIMI I PLOTE:
“NJË PËRAFRIM MADE-IN-ALBANIA I DESTINUAR TË DËSHTOJË
I vendosur në qendër të propagandës qeveritare dhe agresionit mediatik, qytetarit shqiptar dalëngadalë po i mbushet mendja se ai është fajtori për përmasat e pakontrolluara që ka marrë epidemia e COVID në Shqipëri.
Mosmbajtja e maskës në publik është evidentuar tashmë si “krimi” përgjegjës për numrin e rasteve me COVID që njohin veç rritje dhe “krimineli” i vendosur në qoshen e ringut është qytetari i pabindur shqiptar.
Ndërsa “mantra” ndërkombëtare e kontrollit të COVID është testo-gjurmo-trajto, shqiptarët prej disa muajsh dëgjojnë refrenin e përditshëm qeveritar “mbani maska, ruani distancën fizike dhe lani duart”.
Për t’a kompletuar trysninë mbi individin e pambrojtur, dhjetëra eminenca të mjeksisë dhe opinionbërës publikë i bashkohen çdo ditë korit të ministrisë dhe komitetit duke lëshuar në rrjetet sociale deklarata patetike, të mbushura herë me lutje dhe herë me kërcënime.
Në përputhje me traditën folklorike shqiptare, nuk kanë munguar as munxëdhënësit të cilët dërgojnë rrufetë e mallkimeve mbi radhët e rebelëve dhe kriminelëve.
SI QËNDRON E VËRTETA? CILI ËSHTË PËRAFRIMI I SAKTË PËR TË KONTROLLUAR COVID-IN?
TESTO-GJURMO-TRAJTO?
APO
MASKË-DISTANCIM-HIGJIENË?
Në se ka një shtet ku maskat dhe distancimi fizik respektohen nga 100% e popullatës, ky shtet është Gjermania. Etiketa sociale e teshtitjes dhe kollitjes, po ashtu. Besoj se edhe higjiena e duarve; të paktën në hyrje të njësive tregëtare ka solucion dizinfektues dhe peceta letre njëpërdorimëshe për klientët që hyjnë e dalin.
Për dashnorët shqiptarë të maskave ëndërra në sirtar do të ishte të shihnin Shqipërinë si Gjermania: një parajsë ku meshkujt dhe femrat në vend të gjetheve mbajnë maskat “shpëtimtare” të cilat kanë vetinë që si me magji ta zhdukin COVID-in nga faqja e dheut.
Faktikisht, situata në Gjermani tregon se COVID nuk është zhdukur aspak. Në se shihet grafiku i atij vendi, ditët e fundit ka një rritje konstante dhe të dukshme të rasteve të reja me COVID. Çfarë ka ndodhur??!! Përgjigjja është e thjeshtë dhe e paralajmëruar prej kohësh:
MASKAT DHE DISTANCIMI FIZIK JANË MASA TË NEVOJSHME, POR JO TË MJAFTUESHME PËR TË KONTROLLUAR COVID-IN!
Pavarësisht se qytetarët gjermanë mbajnë maska dhe respektojnë distancimin, shteti në Gjermani nuk e ka lënë në dorë të maskave fatin e kontrollit të epidemisë.
Nëpërmjet një sistemi testimi dhe gjurmimi perfekt, autoritetet shëndetësore gjermane identifikojnë çdo vatër dhe përgjigjen në mënyrë proporcionale me rrezikun. P.sh para dy javësh, qyteza e Ofenbahut pranë Frankfurtit ju nënshtrua kufizimeve si pasojë e një shpërthimi rastesh lokale.
Sistemi shëndetësor gjerman i kushton vëmendje të posaçme trajtimit. Rast fataliteti në Gjermani gjatë dy muajve të fundit ka qenë 8 vdekje për 1,000 persona të diagnostikuar, ndërkohë që në Shqipëri është 34 vdekje për 1,000 persona të diagnostikuar, pra mbi 4 herë më i lartë.
Ministria dhe komiteti ynë duhet t’i kursejnë vetes përsëritjen e fjalëve “maska”, “distancim” dhe “higjienë”, dhe t’i përvishen punës për të rritur kapacitet testuese, për të vendosur sisteme survejance dixhitale, për të krijuar spitale, shkolla, biznese dhe transport të sigurt, si dhe për të forcuar kapacitet trajtuese në nivelin e mjekut të familjes, spitaleve rajonale dhe spitaleve terciare!
Për ish-të dehurit nga flladet pranverore që dikur besonin se Shqipëria ishte 10 herë më e suksesshme se Gjermania dhe që sot besojnë se mund t’a kontrollojë epideminë e COVID ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ka ardhur koha të zgjohen nga ëndërrat e netëve të verës.
100 VJET MË PARË BOTA U PËRPOQ TË LUFTONTE GRIPIN SPANJOLL ME MASKA, DISTANCIM DHE HIGJIENË DHE PASOJA ISHIN 50 MILIONË TË VDEKUR.
NË SE MAKSIMUMI QË KOMITETI U OFRON SHQIPTARËVE SOT JANË MASAT E 100 VITEVE TË SHKUARA, KJO TREGON SE ATA PËRVEÇ SE NË VENDIN E GABUAR, JANË DHE NË KOHËN E GABUAR!
COVID-19 MUND TË LUFTOHET VETËM ME MASA INTELIGJENTE SIKUNDËR TREGON EDHE PËRVOJA E VENDEVE TË SUKSESSHME!
TRINOMI ARKAIK MASKË-DISTANCIM-HIGJIENË ËSHTË I NEVOJSHËM, POR ASPAK I MJAFTUESHËM! NË ASNJË RRETHANË, AI NUK MUNDET TË ZËVENDËSOJË TRINOMIN TESTO-GJURMO-TRAJTO!
ËSHTË KOHA QË MINISTRIA DHE KOMITETI TË KUPTOJNË SE JEMI NË SHEKULLIN E 21-TË DHE DUHET TË PËRFITOJMË NGA DITURITË DHE PËRPARËSITË TEKNOLOGJIKE QË KY SHEKULL NA MUNDËSON…” – ka shkruar Dasho.
Diskutime rreth kësaj post