Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Teksa e lëshon gojën keq, Manjani shkruan se njerëzimi do ta kishte kaluar më thjeshtë COVID-19, pasi komplikimet e vërteta sipas tij kanë ardhur nga vendimet populiste politike dhe jo nga virusi.
“Njerëzimi do e kishte kaluar më thjeshtë COVID nëse udhëheqësit do kishin qepur halétë. Janë bërë bajatë fare.
Komplikimet më të mëdha kanë ardhur nga vendimet idiote populiste sesa nga vetë virusi.
Ky i fundit do bënte, siç po bën punën e vet, pa e qethur shumë për vendimet politike të botës mbarë…
Beteja reale ishte dhe mbetet me sistemet shëndetësore.”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post