Vijon puna që premtimi i kryeministrit Edi Rama për 143 shkolla të reja të përmbushet brenda vitit 2021. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto të projektit të shkollës së re 9-vjeçare dhe kopshtit “Kastrioti” në Krujë, duke theksuar se kjo godinë do të jetë me të njëjtat standarde si të një shkolle europiane.
Postimi i Ramës:
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët në Derven të Krujës, por në 26 nëntorin që po vjen, shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti i ri “Kastrioti” do të hapin dyert më ta, shumë më të bukur e mikpritës, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet kudo në qytetet e Europës
143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam”, ka shkruar Rama.
Diskutime rreth kësaj post