Para 3 ditësh gazetari i njohur, Artan Hoxha bëri një reagim lidhur me fitoren e Bayerni 8 me 2 ndaj Barcelonës. Hoxha tregoi në postimin e tij “macen e zezë” që i solli ters Bayernit duke publikuar foton e kryeministrit Edi Rama i cili mbante veshur një xhup të zi me stemën e Bayern Munich, teksa i drejtohet fansave: Pyetni Ronaldon, që kur u takua me këtë “fatsjellësin” nuk e ka bërë më pikën e hajrit.
Pas këtij status disa komentues kanë replikuar me Hoxhën, ku ky i fundit ua ktheu përgjigjen një për një. Në komente nuk munguan as ironitë e Hoxhës ndaj presidentit Ilir Meta.
Në një përgjigje ndaj një komentuesi, gazetari shkruan:
“Zakonisht udhëheqesat tanë bëhen me atë që fiton, kurse Presidenti bëhet me ata që i takon në rruge..
Ky mjafton qe e ka veshur, dhe sigurisht si mbreti i marketingut Rama nuk vesh asgjë kot…”., ka shkruar Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post