Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka dënuar ndihmën prej 500 mijë lekësh të reja nga qeveria shqiptare për familjen e 10- vjeçarit që u përplas dhe humbi jetën nga ambulanca në Kakavije.
Paloka thotë se kaq kushton jeta e një fëmije për Ramën, të cilin e konsideron cinik dhe të pashpirt.
STATUSI:
“Nje kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mije leke per jeten e nje femije”
Cinik e i pashpirt deri ne fund!
Ne se thjeshte do kishte kerkuar ndjese per humbjen e jetes se vogelushit dje ne Kakavije, do ishte shume me e ndershme e njerezore, por kjo nuk mund te ndodhe me nje qenie si Rama.
Te kerkosh ndjese do te thote te mbash pergjegjesi e ne 20 vjet qe Rama qendron ne pushtet, ne nje rrugetim te mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurre nuk ka pranuar asnje pergjegjesi , kurre nuk e kemi degjuar te pakten te kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij.
Edhe dje, per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij…!
Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!
Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej ti kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e beri .E nderkohe qe drama e mijera shqiptareve u kthye ne tragjedi, Rama shullehehej ne diell.
Nje qeveri qe ne vend qe te kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet ne agjenci funerale…Kjo nuk mund te vazhdoje me!”, ka shkruar Paloka.
Diskutime rreth kësaj post