Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ngre shqetësimin rritjen e testimit të qytetarëve për COVID-19 dhe sikurse shtetet e tjera edhe Shqipëria duhet të fillojë bërjen e tamponëve për të gjithë ata që futen në vendin tonë.
Dasho thekson se strategjia që po ndjek qeveria jonë dhe Komiteti i Ekspertëve në luftën kundër koronavirusit është e gabuar dhe pasojat do t’i kenë qytetarët, të cilëve do t’iu mbyllen dyert nga shtet e tjera.
Postimi i plotë:
“NJË LEKSION SHQIPTAR PËR GJERMANINË
“Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.“
Pasazhi i mësipërm ishte ai që më bëri përshtypje në deklaratën e djeshme të kryeministrit të vendit tim. Për krahasim, në Gjermani, vendi i cili jepet si modeli për t’u ndjekur në luftën kundër COVID-19, testimi në aeroport kryhej gjysmë-vullnetarisht dhe me pagesë prej disa muajsh dhe, që prej fillimit të muajit gusht, ofrohet me detyrim dhe falas për këdo që vjen nga vende të caktuara.
Nuk është hera e parë që qeveritarët shqiptarë hedhin dyshime mbi dobinë e testimit. Para disa muajsh, ishin zyrtarë të lartë të ministrisë dhe komitetit që vunë në dyshim besueshmërinë e testeve dhe nevojën për të rritur numrin e tyre
Po kështu nuk është hera e parë që krahasohemi me vendet e tjera. Në muajin maj, ishin po antarë të komitetit dhe deputetë të njohur që krahasonin Shqipërinë me botën dhe arrinin në përfundimin se qeveria jonë kishte bërë një punë 50 herë më të mirë se Italia dhe 10 herë më të mirë se Gjermania.
Realiteti vetëm dy muaj më pas fatkeqësisht flet ndryshe. Edhe për shkak se jemi vendi i fundit për testime në Europë, jemi tashmë ndër vendet e para në Europë nga numri i rasteve të rinj me COVID dhe për nga numri i vdekjeve ditore për për 1 milion banorë.
Gjermania, ekspertët e të cilës “gabojnë” kur testojnë në kufi, ka patur 66 vdekje nga COVID në muajin gusht, kurse Shqipëria, 30 herë më e vogë dhe e drejtuar nga ekspertë dhe qeveritarë “vizionarë” që pritet të “iluminojnë botën” ka patur 71 vdekje në të njëjtën periudhë.
Për paralelizëm, Gjermania teston dhe lë në radha kilometrike qytetarët e vet kur kthehen nga pushimet, kurse Shqipëria në qershor nuk testonte as turistët e Lukashenkos (në atë kohë nga vendet më të prekur në Europë), por i priste me lule në aeroport.
MEGALOMANIA E QEVERITARËVE SHQIPTARË NUK PASKA KUFI!
NË VEND QË TË PËRMIRËSOJË RRËNJËSISHT SITUATËN KATASTROFIKE ME TESTIMIN DHE ÇDO ELEMENT TJETËR TË PËRGJIGJES NDAJ COVID, QEVERIA JONË ENDE VAZHDON TË BESOJË SE MUND T’I JAPË MEND BOTËS PËR TË LUFTUAR COVID!!!
DUAN APO NUK DUAN QEVERITARËT DHE “EKSPERTËT” TANË, PA TESTIM NUK KA KONTROLL MBI COVID-IN! DHE PA KONTROLL MBI COVID-IN, GREQIA, GJERMANIA DHE VENDE TË TJERA KU PUNOHET ME VEPRA DHE JO ME PROPAGANDË DO TË VAZHDOJNË TË NA MBYLLIN DYERT DHE TË NA IZOLOJNË!
FATKEQËSISHT AI QË PENALIZOHET ËSHTË GJITHMONË QYTETARI…” – shkruan Dasho.
Diskutime rreth kësaj post