Këngëtarja e Kosovës Fifi postoi një foto në Instagram veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë streçe të shkurtra të zeza. Komentuesit u habitën për shkak se nuk dukej Fifi ‘buçko’ siç i thonë kolegët dhe me belin e ngushtë.
Si u dobësove? Çfarë ke bërë? Si arrite këtë ndryshim drastik? Këngëtarja nga Kosova nuk njihet as për photoshop dhe kurioziteti ishte i madh. Fiti vendosi të tregonte vetë përmes daljeve live në Instagram ku fansat patën mundësi ta pyesnin.
Këngëtarja tregoi se kishte përdorur metodën përmes balonit gastrik në stomak, për arsye shëndetësore dhe jo thjesht për tu dobësuar.
“Kam futur balonën e gastritit demek për tu dobësuar. Nuk vendosa me u dobësu se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Përkundrazi, kur më kanë thënë njerëzit dobësohu, unë i kam shtu dhe 20 kile. E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi, kam filluar pak me ushtrime fizike”. – ka shkruar Fifi.
Diskutime rreth kësaj post