Italia, ka shënuar sërish një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 629 raste të reja.
Numri i rasteve të sotme është më i larti që nga muaji qershor dhe gati 60 infeksione më shumë se një ditë më parë.
Krahas tyre, janë raportuar dhe katër viktima, ndërsa 55 persona ndodhen në terapi intensive.
Lajmi i mirë është se gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 764 të shëruar.
Diskutime rreth kësaj post