Qytetarët që qëndrojnë prej 4 ditësh në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës duhet të kuptojnë se Greqia po zbaton rregullat e përcaktuara nga BE për të gjitha vendet anëtare të saj.
Sipas këtyre rregullave, çdo shtetas që futet në Greqi, qoftë nga kufijtë shqiptarë apo edhe nga kufijtë e shteteve të tjera, duhet të kryejnë testin anti-COVID dhe duke nisur nga data 17 gusht do të duhet të karantinohen për 7 ditë.
Në rastin konkret Greqia ka vendosur rregullin që çdo ditë në kufi do të kalojnë vetëm 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë, duke filluar nga e hëna.
Policia shqiptare njofton se për të hyrë në Greqi, qytetarët duhet të plotësojnë këto kushte.
-Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;
-Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;
-Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;
-Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;
-Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF. (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi”
Diskutime rreth kësaj post