Mali i Zi nga dita e sotme ka hapur kufijtë me Shqipërinë, por me një kusht, posedimin e një testi negativ PCR ose një testi sereologjik.
Ditën e djeshme deklarata u bë nga Drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugoša. Ai tha se vendimi është marrë pasi situata epidemiologjike në këto vende është përmirësuar ndjeshëm.
Një tjetër njoftim ka ardhur ditën e sotme nga Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet e transmetueshme në Malin e Zi, vendosi të lejojë banorët e të gjitha vendeve të rajonit dhe banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hyjë në Mal të Zi me testin adekuat PCR ose ELISA.
Banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe qytetarë të vendit tonë që kanë banuar në këto vende mund të hyjnë në Mal të Zi nën kushtet e mëposhtme:
1. Të ketë një rezultat PCR negativ për një koronavirus të ri (SARS-CoV-2) ose një rezultat pozitiv të testit të antitrupave koronavirus (SARS-CoV-2) të klasës IgG të marra nga testi serologjik ELISA;
2. Që testet janë lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe nuk janë më të vjetër se 72 orë në momentin e hyrjes në Mal të Zi;
3. Që në periudhën 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi ata nuk kanë qëndruar në asnjë prej vendeve nga e cila nuk lejohet hyrja në Mal të Zi.
Mali i Zi do të hapë kufijtë me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Evropës Perëndimore . Ndërkohë që deklaroi se situata në vend është nën kontroll.
Diskutime rreth kësaj post