Avokati Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë të fortë ku tha vendi ynë është duke u shpopulluar dhe se është rritur raporti i vdekjeve me lindjet.
Për Goxhajn, ky shpopullonim është i qëllimshëm. Goxhaj tha në Ora Neës se është në plan që të futen të paktën 1 milionë afrikanë dhe aziatikë në vendin tonë.
Goxhaj: “Kam 7 vite që ngre në Shqipëri çështjen e shpopullimit e vendit, që po bëhet përmes falimentimit dhe rrënimit.
Është përcaktuar që nga vende të rrënuara të sillen në tregun e punës së Shqipërisë të paktën 1 milionë afrikanë dhe aziatikë. Përgatiten spote televizive nga agjenci udhëtime, ku në gjuhën e tyre u thuhet që të vijnë në Shqipëri. Po punohet që fillimisht të merren 30 000 të parët.”
Diskutime rreth kësaj post