Ndaj situatës kaotike në doganën e Kakavijës ka reaguar edhe deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, e cila është shprehur se qeveria dihet të hidhet në aksion konkret për të zgjidhur këtë situate.
Hajdari i ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden duke dhuruar ujë e ushqime, por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.
Ndër të tjera ajo është shprehur se do të angazhohet personalisht me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.
Postimi plotë:
“Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë radhët e stërgjata në Kakavije.
Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.
Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.
Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.
Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.
Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.
Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!
Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.”, ka shkruar Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post