Situata në Kakavijë prej tre ditësh vazhdon të mbetet e vështirë deri kaotike. Radha e gjatë e pritjes së mijëra qytetarëve për të kaluar kufirin i ka revoltuar së tepërmi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brenshëm, Sandër Lleshaj. Me anë të një postimi në rrjetin social ka sqaruar situatën dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të informohen për gjendjen në Pikat e kalimit Kufitar me Greqinë.
“Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi”, shkruan ndër të tjera ministri.
Postimi i plotë:
“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese.
Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.
Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.”, – ka shkruar Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post