Analisti Frrok Çupi vijon të shprehë pakënaqësitë e tij ndaj presidentit Ilir Meta, ndërsa ka rreshtuar edhe disa nga arsyet se përse ka arritur në këtë konkluzion.
Përmes një analize në rrjetet sociale dhe ku përdor doza të forta akuzash dhe sulmesh në adresë të zotit Meta, analisti Çupi shprehet se presidenti ka mbërritur në simptomën “as i gjallë as i vdekur”, duke paralajmëruar kështu fundin e tij.
“Në radhë të parë vetë presidenti i del tepër kombit. Një tepricë e asaj natyre që e nxjerrin jashtë kombet, qytetet, lumenjtë, dhe vetë organizmi i njeriut i nxjerr jashtë tepricat natyrshëm. Presidenti ka mbërritur në simptomën “as i gjallë as i vdekur”. Parlamenti që e ka zgjedhur, e ka nxjerrë jashtë si tepricë, por ai bën si trim që nga qymezi i presidencës. Parlamenti e ka shpallur Presidentin një dhunues të Kushtetutës, mijëra herë më rëndë se dhunuesi i gardianit ndaj të burgosurit. Kur dhunon Kushtetutën e Republikës të pret “vdekja legale”. Prokuroria e Përgjithshme po vonohet që të marrë presidentin të pandehur për krimin e dhunës ndaj ligjit themeltar të shtetit të kombit. Epoka e keqe e një presidenti- tepricë, po vdes, fatmirësisht”, – deklaroi ai.
Më tej, analisti Frrok Çupi teksa e etiketon presidentin Ilir Meta një hajdut, paralajmëron fundin e kreut të shtetit. Sipas tij, epoka e presidentit po vdes.
“Nuk shtyhet jeta me vjedhje, grabitje, vrasje, mashtrime, dhunime Kjo “epokë” kishte vdekur me kohë, por se kush e mbajti gjallë si Makbethi. Makbethi vriste për fronin e mbretit, ndërsa këtu kanë mbajtur gjallë “epokën Meta&LSI” për të mbajtur pushtetin. Por edhe kjo ka mbaruar. Nuk e bazoj këtë lajm të mirë vetëm në faktin se aleatët tanë perëndimorë po ngrenë drejtësinë dhe po kositin barin e keq, por sepse vetë natyra njerëzore i nxjerr jashtë tepricat. Vite më parë, ish-presidenti Berisha kishte bërë parashikimin e papritur se “Ilir Meta do ta mbyllë jetën prapa hekurave të burgut”. Sikur Iliri, që atë ditë të kishte shkuar në punë të vet pasi u kap në vjedhje të mëdha publike, siç bëri edhe djaloshi nga Babrruja, atëherë sot do të ishte harruar bashkë me epokën”, – nënvizoi analisti Frrok Çupi.
Diskutime rreth kësaj post