Avokatët e biznesmenit, Ylli Ndroqi kanë dalë në një deklaratë për mediat ku kanë dënuar presionin dhe shantazhet që po i bëhet gjykatës dhe prokurorisë nga disa portale në mënyrë që të merret vendim në dëm të interesave të tij.
Në deklaratë thuhet se, Ndroqi prej ditësh nuk qëndron pranë televizionit i cili është në sekuestro të shtetit teksa ia ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë për të hetuar çështjen konform ligjeve në vend.
Sipas avokatëve, ditët e fundit janë publikuar lajme të pavërteta në disa portale të ndryshme me qëllim lidhjen e Ylli Ndroqi President i “Yldon Media Group” me terrorizmin.
Avokatët theksojnë se, të gjitha këto informacione të publikuara nuk paraqesin fakte, prova apo dokumente, por spekulojnë me aludime apo komente të qëllimshme.
“Konstatojmë se postimet e publikuara në këto portale kanë thënie të pavërteta për shkak se z. Ylli Ndroqi nuk ka kryer ndonjë prej veprave që atij i atribuohen në këto shkrime”, thuhet në deklaratën e avokatëve.
Sipas avokatëve qëllimi është krijimi i një tymnaje në publik duke tentuar ta legjitimojnë sulmin politik ndaj RTV Ora dhe Ora News dhe paralajmërojnë se Ndroqi në përfundim të procesit gjyqësor të ngritur nga SPAK, do të adresojë pranë organeve kompetente të drejtësisë edhe të gjitha këto portale.
Diskutime rreth kësaj post