Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord sot për të normalizuar marrëdhëniet, ka njoftuar Presidenti amerikan Donald Trump.
Në një deklaratë të përbashkët Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabi Mohammed bin Zayed thanë se ata shpresonin se “kjo do të përparojë paqen në Lindjen e Mesme”.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter.
“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që do të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të madhe të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan Rama në Twitter.
Pas kësaj marrëveshje, Izraeli do të pezullojë planet e saj për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.
This is really inspiring and I wish wholeheartedly that it will inspire others in the region to follow with the same spirit and work together for a common great future of all their people🤝Congratulations to all the three great friends of Albania🇺🇸🇮🇱🇦🇪 pic.twitter.com/5mYAz9Ew2p
— Edi Rama (@ediramaal) August 13, 2020
Diskutime rreth kësaj post