Një 36-vjeçar pak ditë më parë është arrestuar nga Policia në Pikën Kufitare të Morinës, pasi dyshohej se mjeti ‘Lamborghini’ që po fuste në Shqipëri ishte i vjedhur në Itali.
Në pranga ra shtetasi Labinot Ramadani, kosovar me letra zviceriane.
Ditën e sotme është bërë me dije se pas verifikimeve ka dalë se mjeti nuk është i vjedhur dhe se ‘Lamborghini’ ishte me dokumenta të rregullta.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 28 korrik, ndërsa me 4 gusht dokumenti i është përcjellë prokurorisë së Kukësit.
Diskutime rreth kësaj post