Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi se ishte shëruar nga Covid-19 pas një trajtimi të gjatë që pas infektimit.
Veliaj është rikthyer në zyrën e tij për të vazhduar punën tashmë. Gjatë një interviste për TCH kryebashkiaku u pyet sa i takon zërave që thanë se ai kishte shkuar në Turqi për kurim.
Veliaj e hodhi poshtë pretendimin në fjalë duke thënë se u ka besuar bluzave të bardha shqiptare.
“Nuk jam kuruar jashtë”, – deklaroi Veliaj.
Përsa i përket komenteve të shumta, që lindën me daljen e tij në publik pas shërimit nga Covid-19, lidhur me ndryshimin në pamje, Veliaj tha:
“Kam tre javë e gjysmë në shtëpi”, – duke sqaruar se i vetmi vend ku mund të dilte ishte ballkoni.
Diskutime rreth kësaj post