Këngëtarja e njohur, Rozana Radi ka vendosur së fundmi t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Mes shumë pyetjesh dhe përgjigjesh ka dalluar ajo ku Radi ka pohuar se shumë shpejt do të martohet.
“Kur do martohesh?”, ishte pyetja që Rozana iu përgjig: “Aq shpejt sa s’ta merr mendja”.
Më tej ajo ka treguar se shumë shpejt do të ketë një libër të sajin, një prej kapitulleve të të cilit ka nisur sot.
“Do ta bëj po kam aq shumë për të shkruar sa që s’e di a do ta përfundoj dot. Sot përshembull nisa një kapitull të ri”, – ka shkruar Radi krah postimit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se Rozana është tekstshkruese e shumë projekteve muzikore të cilat janë kthyer në hite, duke dalluar kështu për talentin e saj të veçantë.
Diskutime rreth kësaj post