Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj të gjithëve atyre që hedhin akuza mbi spitalet shqiptare, madje edhe zërave që QSUT e përhapi koronavirusin në të gjithë vendin.
Teksa publikon disa video të pushuesve në jug të vendit që bëjnë shkuma-party dhe lagen me shampanjë, Braçe shkruan se nuk është faji i spitaleve, por i qytetarëve të papërgjegjshëm si këta që shfaqen në videot e publikuara.
Postimi i plotë:
“BOLL BERE POLITIKE ME SEMUNDJEN!
SPITALI ESHTE I FUNDIT!
Ndaj boll me politike kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund!
KJO SEMUNDJE KA RREGULLAT E SAJ E AS QE KANE LIDHJE ME POLITIKEN;
KANE LIDHJE ME TY SI QENIE E PERGJEGJSHME E QE SHPERNDAN KETE PERGJEGJSHMERI;
JO MLLEF, URREJTJE, LIGESI, PROVOKIME, POLITIKEN E ULET TE NJOHUR TASHME!
Jane te thjeshta rregullat;
MBAJ DISTANCE FIZIKE, MBAJ MASKE KUR NUK RRI DOT LARG, LAJ DUART!
Kaq!
Spitali nuk hyn ne to!
Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu!
Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne JALE, PALASE, LEKURS!
Perse nuk u flet ketyre?
Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre?
Ta bej qeveria?
Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese,
sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik!
Shihi pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik!
KY ESHTE PROBLEMI!
Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise,
por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit!
Ndaj boll me politiken me semundjen!
Eshte e neveritshme!
VO: tani kam dicka me Tatimet;
Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!” – shkruan Erion Braçe.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post