Përdorimi i maskave është një nga udhëzimet kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që është trumbetuar me forcë edhe nga ministrja Manastirliu. Mirëpo ajo që duhet të dinë njerëzit është që jo të gjitha llojet e maskave janë efektive.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohët e fundit ka përditësuar udhëzimet e saj, duke këshilluar qytetarët që të shmangin përdorimin e maskave me valvula të njëanshme.
“Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrijë te personi që e keni përballë. Maska me valvola të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19”, – deklaron agjencia federale amerikane.
“Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska”, – tha mjeku John Whyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor WebMD.
Maskat që nuk duhen përdorur:
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post