Partia Demokratike e cilëson mashtrim të qeverisë atë që ndodh për fondet e rindërtimit pas tërmetit. Kreu i PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj shkruan në “Facebook” se vendimi i Këshillit Bashkiak për alokimin e fondeve për rindërtimin u mor pas vizitës së Bashës në Manzë.
Postimi:
“Kryetari i Opozitës Basha bën të pamundurën: Vë në lëvizje bashkinë e vdekur të Durrësit!
Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në cadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama. Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk demton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj.
Diskutime rreth kësaj post