Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp edhe ditën e sotme është shprehur se Edi Rama do që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete. Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama duke thënë se po përpiqet të zhbëjë Shqipërinë.
Sipas Vasilit ndarja e re territoriale në katër rajone, është një zgjerim i pushtetit lokal dhe përqendrim i pushtetit në duart e kryeministrit.
Ai është shprehur se kufiri nuk mund të ndryshoj pa mendimin e popullit, teksa ka theksuar disa herë se kjo është një tallje kundrejt kushtetutës.
Shkrimi i plotë:
“Tashmë i bindur, vazhdon përpëlitja duke shqyr ligje vetëm e vetëm për të rrëmbyer na një lek më shumë. Ligji ka të bëj me një rindarje që Edi Rama do t’i bëj Shqipërisë ta ndajë në 4 vilajete në 4 rajone. Kanë të bëjë me idenë e një të çmenduri që mendon se mund të bëjë çfarë të dojë me Shqipërinë
Por i citoj Kushtetutën se kjo është një përpjekje e dëshpëruar, “kufijtë e tyre nuk mund të ndryshojnë pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.”
Cfarë ndodh me qarkun cfarë thotë kushtetuta, “Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politika rajonale dhe ato harmonizohen me politikën shtetërore”.
Në nenin 114 “Këshilli i Ministrave cakton prefektin si përfaqësues të cdo qarku. Kompetencat e prefektit caktohen me ligj”
Këta e mendojnë se shqiptarët janë budallej. Ne kemi qenë në karantinë kur është bërë kjo mbledhje, për këtë vendim kur ne kemi qenë të mbyllur. Ky mashtrim është i frikshëm. Pra keni të gjitha shkeljet e dhunshme, krjimi i rajonit pa asnjë lidhje.
Kemi 2 milion pupullësi të varfër dërsa kryeministri i pasur. Nuk kanë asnjë frikë të prishin e të shqyjen pronat private.
Dita e gjykimit vjen shpejt. Çdo njeri që ka vënë një firmë që dhunon ligjin do përgjigjet individualisht, secili mban përgjithësinë e tij juridike. Koha është e afërt dhe nuk e ndal dot askush” – është shprehur Vasili.
Diskutime rreth kësaj post