Suedia, ka qenë më pak e goditur ekonomikisht sesa fqinjët e saj evropianë nga pandemia. Sipas BBC-së, ekonomia suedeze u ul me 8,6 për qind në periudhën prill-qershor 2020, krahasuar me 3 muajt e parë të vitit.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës, ekonomia suedeze performoi më mirë.
Shtetet më të prekura nga Covid-19 patën ulje më të fortë ekonomike, Spanja me 18,5 për qind, Franca me 13,8 për qind dhe Italia me 12,4 për qind.
Në periudhën kur pothuaj të gjithë shtetet e Europës vendosën karantinë të detyruar për banorët e tyre dhe detyruan 90 për qind të bizneseve të mbyllen, Suedia u mjaftua me këshillimin e qytetarëve të saj për të ruajtur distancimin social, higjienën personale dhe për të shmangur sa më tepër daljet e panevojshme.
Diskutime rreth kësaj post