Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.
Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 di të nisë më 14 shtator. Por si do të zhvillohet mësimit?
Deri më tani nuk ka një vendim të prerë, pasi zhvillimi i orëve të mësimit do të varet nga numri i të prekurve me koronavirus.
Për këtë arsye deri më tani janë propozuar tre alternativa: zhvillimi i mësimit online, për këtë arsye në RTSH Shkollë, është duke bërë regjistrimin e të gjitha lëndëve. Por nëse numri i të prekurve me koronavirus ulet, mund të bëhet një alternim midis paraqitjes së nxënësve në shkolla dhe mësimit online. Deri më tani një gjë është e sigurt, nxënësit në 14 shtator nuk do të kthen 100 % në bankat e shkollave.
Mësimi online ishte një proces i lodhshëm për nxënësit dhe prindërit. Kjo metodë mësimdhënie nuk është mbështetur prej tyre.
Diskutime rreth kësaj post