Ylber Kabashi, një i ri kosovar, nëpërmjet një videoje fantastike, tregon bukuritë e Kosovës. Iu desh vetëm një dron dhe kreativiteti që t’i tregojë botës se Kosova është tepër e bukur.
Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga popullsia e vet, e po ashtu edhe për të huaj, për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim.
Nëpërmjet një videoje treminutëshe, Ylberi ka kapur pamje mahnitëse të vendeve më të bukura në Kosovë.
“Ky projekt domethënës do të shpalosë disa nga bukuritë spektakolare në natyrën e Kosovës. Gjatë xhirimeve të tyre, unë vazhdimisht u kujtova për njerëzit, falë kujt mund të dalim dhe të vizitojmë këto vende sa herë që duam. Ata mbeten heronjtë e mi! I dashur shikues, unë jam Ylber Kabashi. Ky është vendi im. Kjo është Kosova. Ju lutemi shijojeni me anë të këtyre pamjeve”, – është përshkrimi i thjeshtë i djaloshit që ka bërë mrekulli nëpërmjet një xhirimi të shkurtër.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post