Policia bën me dije se ditën e sotme janë sekuestruar 22 mijë paund të padeklaruara në Rinas. Nën hetim është vënë pronari i tyre me iniciale D.T. Ai i kishte fshehur paratë në valixhe dhe në trup.
Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.
Kështu bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e cila njofton se sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.
Sezoni turistik rrit dhe numërin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.
Diskutime rreth kësaj post