Si pasojë e shpërthimit masiv në kryeqytetin e Libanit në Bejrut, deri më tani janë shpallur 50 të vdekur dhe mbi 5000 mijë të plagosur. Një bilanc ky shumë i rëndë.
Banorët e kryeqytetit janë përballur me momente tmerri, frike dhe ankthi. Nëpër rrugë shikon njerëz të gjakosur. Të tjerë të frikësuar për të afërmit e tyre.
Një video e postuar në “Twitter” shihet një baba me fëmijën e tij në shtëpi dhe gjatë shpërthimit të madh, babi i trembur nuk dinte se çfarë të bënte apo si ta mbronte fëmijën e tij.
Duke u vërtitur nëpër shtëpi, ai e fut nën tavolinë dhe trupin e tij e kthen si mburojë për të. Për më shumë ndiqni videon:
VIDEO:
Footage during the Beirut explosion from inside a civilian’s house of a dad in shock trying to protect his 6 years old child. #BeirutBlast @akhbar pic.twitter.com/GZtK8NTFLX
— Jenan Moussa (@jenanmoussa) August 4, 2020
Diskutime rreth kësaj post