Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur sot për menaxhimin e situatës së COVID-19 në Shqipëri. Në një lidhje në Skype me Syri TV, Dasho u shpreh se Ministria e Shëndetësisë nuk po e menaxhon si duhet pandeminë në vend.
Më tej ai u shpreh se situata është jashtë kontrollit dhe beson se numri i të infektuarve është 9 herë më i lartë. Eksperti shtoi se ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë.
“Flasim për një situatë të dalë jashtë kontrollit. Unë mendoj që duhet të kalojmë sa më shpejt në përpjekje për ta trajtuar situatën e Covid në Shqipëri në 3 nivele: Mjeket e familjes; Spitalet bashkiake dhe rajonale dhe kujdesi terciar spitalet Covid 1 dhe 2. Unë mendoj që futja e mjekut të familjes është i drejtë, edhe pse duhet të ishte bërë që në muajt prill-maj.
Ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Ekspertëve uroj që të kenë mësuar nga çfarë ka ndodhur dhe të ndërmarrin masa realiste, jo propagandë.
Kemi 500-1000 mijë raste reale në ditë me infeksione, por Urgjenca nuk u përgjigjet dot në kohë. Nga të cilët diagnostifikohen dhe raportohen vetëm 100. Ndërsa në komunitet kemi 9 herë më të shumë”, tha ndër të tjera Dasho.
Diskutime rreth kësaj post