Një mjek kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mjeku 40-vjeçar me inicialet E.Q., pas simptomave të shfaqura ka kryer tamponin, përgjigjja e të cilit ka rezultuar pozitive.
Menjëherë pas kësaj është alarmuar jo vetëm stafi i mjekëve e infermierëve të Repartit të Kirurgjisë por edhe i gjithë Spitali Rajonal i Beratit. Mësohet se mjeku kirurg është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar për shkak se 40-vjeçari vuan edhe nga diabeti.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kanë mbyllur Repartin e Kirurgjisë dhe kanë kryer edhe dezinfektimin e sallave të operacionit dhe ambienteve të tjera të Repartit. Mësohet se stafi mjekësor i është nënshtruar kryerjes së tamponëve. Ndërsa familja e tij është karantinuar në banesë.
Diskutime rreth kësaj post