Koronavirusi ka prekur edhe stafin mjekësor që janë në vijën e parë të zjarrit dhe po përballen me raste të shtuar infektimesh. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook një mjek nga Kosova në krye të detyrës konfirmon se infektuar me Covid-19.
Mjeku Mitat Salihu, ka njoftuar se aktualisht është izoluar dhe se gjatë kësaj periudhe ka punuar pa ndërprerë, duke qenë në gatishmëri ndaj pacientëve të infektuar.
Por ai nuk ka qenë në dijeni se ka qenë pozitiv. Ndaj u kërkon falje të gjithë atyre personave të cilët janë infektuar si pasojë e kontaktit me të. Mitat Salihu ka një thirrje të fortë ndaj qeverisë, për të testuar personelin shëndetësor.
Statusi
“Të nderuar familjarë, miq e veçanërisht kolegë mantelbardhë! Pas disa ditësh me simptoma, dje më është bërë e mundur të testohem për covid-19. Sot, para disa orëve kam pranuar telefonatën nga IKSHPK për të konfirmuar se rezultati i testit tim për covid-19 është pozitiv.
Të jesh pozitiv me covid-19 nuk është marre. Marre është të jesh pozitiv edhe të mos izolohesh! E, unë e kam bërë këtë, e këtë janë duke e bërë edhe shumë të tjerë. Por, ka një dallim, përderisa nuk të bëhet e mundur të testohesh edhe si punëtor shëndetesor, atëherë kjo më bënë së paku moralisht të pafajshëm. Sepse e vetmja mënyrë për të vërtetuar se a je pozitiv është testimi.
Gjatë kësaj kohe kam punuar pandëprerë me pacientë, duke mos e ditur se jam pozitiv. E kam bërë më të mirën e mundshme ashtu si të gjithë kolegët e mi 24/7. U kërkoj falje nëse dikush është infektuar si pasojë e kontaktit me mua. Duke pas parasysh që nga ky fakt ka pësuar edhe personi më i dashur në jetën time, vajza ime Loreta besoj që do të më falni.
Apel qeverisë që punetorët shëndetësor të trajtohen më dinjitetshëm, sepse pa ta lufta kunder covid- 19 është e humbur. Të testohemi pa ndërprerë edhe nga disa herë nëse është nevoja. E tmerrshme kur një punëtor shëndetësor është shpërndarës i infeksionit si puna ime, e arsyeja pamundësia për tu testuar edhe pas disa kërkesave!” – shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post