Ndërkohë që situata e përhapjes së COVID-129 në Kosovë është serioze, duket se kushtet spitalore lënë shumë për të dëshiruar. Mediat e Kosovës kanë publikuar disa pamje nga Klinika e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), ku është fotografuar një vajzë që detyrohet t’i shërbejë vetë nënës së saj të infektuar me COVID-19.
Në foto shihet vajza duke i mbajtur nënës së saj serumin dhe duke rrezikuar infektimin nga koronavirusi, ndërsa pamjet janë vërtet skandaloze.
Mediat shkruajnë se pavarësisht rrezikut, familjarët e të sëmurëve lejohen të frekuentojnë dhomat ku gjenden të shtruar pacientët me koronavirus.
Shifrat e të prekurve dhe viktimave po rriten çdo ditë në Kosovë, ku ditën e djeshme kishte 250 raste të reja dhe 7 të vdekur si pasojë e koronavirusit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post