Vatrat e zjarrit në disa zona të vendit nuk kanë të ndalur, ndaj kësaj situate ka reaguar edhe kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima.
Ai kërkon u bën thirrje vendeve fqinje dhe partnere të NATO-s, që të ndihmojnë shqiptarët në përballimin e fatkeqësisë natyrore të radhës.
Shkrimi i plotë:
“Vendi po digjet, NATO të na ndihmojë!
Dhjetëra vatra zjarri po shkrumbojnë qindra hektarë pyje në të gjithë vendin. Përballë kësaj situate të rëndë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u justifikua se shumica e zjarreve janë të qëllimshme dhe se, sipas ligjit, forcat e armatosura ndërhyjnë vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor.
Rilindja e ka edhe qeverinë, edhe 60 bashkitë e vendit, por duhet të mos i ikë përgjegjësisë ligjore për të ruajtur jetën dhe pasurinë e shqiptarëve. Shmangia tregon se pushteti qendror dhe ai vendor kanë falimentuar dhe buxhetet e tyre shkojnë vetëm për paga dhe tendera.
Zgjidhja’ u bën thirrje vendeve fqinje dhe partnere të NATO-s, që të ndihmojnë shqiptarët në përballimin e fatkeqësisë natyrore të radhës, sepse qeverisja e tyre në të gjitha nivelet i ka lënë në mëshirë të fatit”, shkruan Koço Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post