Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, të cilët vendosën për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.
Pak para nisjes së mbledhjes së strukturave të larta, PD zbardh emrat e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet, të cilët do të bëjnë vlerësimin dhe shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët e PD-së në të gjithë vendin si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku janë 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.
Por ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është i bindur se kryedemokrati Lulzim Basha do të humbë zgjedhjet dhe si justifikim për këtë humbje do të fajsojë komisionarët.
Shkrimi i Spahiut:
“Basha 2021:
Fajin për humbjen se kam unë,
por komisioni Ruli, Nishani, Mustafaj”, shkruan Kreshnik Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post