Aktorët indianë, Sara Khan dhe Angad Hasija janë bërë shumë të njohur për publikun shqiptar, nga seriali “Bidaai”. Dyshja ishin në rolet e Alekut dhe Sadnës dhe rrëmbyen zemrën e të gjithëve.
Në jetën reale, Sadna dhe Aleku gëzojnë një raport shumë të veçantë me njëri-tjetrin.
Dy aktorët janë miq të ngushtë dhe shihen pothuajse kudo bashkë. Mirëpo, jo gjithmonë marrëdhënia e tyre ka qenë e tillë.
Në një intervistë për mediat indiane, Sadna ka treguar se dikur ajo dhe Aleku nuk kishin aspak simpati kundrejt njëri-tjetrit.
“Ne të gjithë kemi mbetur miq të ngushtë. Por veçanërisht me Angadin kalojmë kohë shumë të mirë. E çuditshme është që unë dhe Angad nuk kemi i kemi pasur marrëdhëniet e mira dikur. Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin. Nuk kishim arsye, por me kalimin e kohës filluam të afroheshim dhe u bëmë miq të mirë”, është shprehur ajo.
Diskutime rreth kësaj post