Analisti Fatos Lubonja paralajmëroi një periudhë të vështirë dhe të rrezikshme për shqiptarët dhe politikën, deri në zgjedhjet e ardhshme.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, Lubonja theksoi se kryeministri Edi Rama ka tendencë të kontrollojë zgjedhjet, fjalën e lirë, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.
Lubonja komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku sot u miratua Komisioni i Vlerësimit, duke e cilësuar këtë një hap pozitiv, por sipas tij, mungon e reja në PD.
“Tani ka një përfshirje dhe të bazës, plus që ka një komision që përbëhet nga figura, që nuk mund të mendohet se janë jesmenë të Bashës, kanë një lloj zëri dhe nuk mendoj se mund të diktojë kryetari. Në këtë kuptim është pozitive. Problemi është se nëse do t’i marrim në analizë figurat e zgjedhura, mungon e reja në PD. A ka njerëz që mund të vijnë me një frymë tjetër, sa pra ka partia një evoluim brenda vetes.
Pra, nuk kemi brezin që duhet të ishte kontenstues në të kaluarën, që të mund të sillte diçka të re. gjithsesi, kur ke parasysh se përballë kujt ndodhemi, është diçka goxha demokratike, në krahasim me ç’po sillet Edi Rama. Është një kthim mbrapa jo tek e mira, por te një e keqe më e vogël që kemi pas dikur. Por nganjëherë edhe për të ecur përpara, duhet të marrë një vrull prapa”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post