Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimet e veta për gjysmën e parë të muajit gusht, dhe këto rekomandime s’janë të mira, pasi nuk rekomandon hapjen e kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket hapjes së kufijve, lajmet nuk janë të mira.
Kështu ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi gazetari Bahri Cani, i cili ka theksuar se Austria ka vendosur rregulla më të ashpra se Gjermania dhe shumë vende tjera.
“Austria ka paralajmëruar ashpër shtetasit e vet, që të mos udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor as në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovine. Të gjitha këto vende, radhiten si vende të rrezikuara në listën e Austrisë”.
Cani ka theksuar se Austria ka kufizuar lëvizjen edhe për shtetasit e disa vendeve të Bashkimit Europian, siç janë: Bullgaria, Portugalia, Rumania dhe Suedia.
“Personat që vijnë nga vendet e treta në Austri, pra edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë dhe që është lëshuar në një vend të certifikuar”.
“Ndryshe duhet të futeni në krantinë 10 ditore, testi mund të bëhet edhe në Austri, brenda 48 orësh, pas futjes në territorin e Austrisë, por duhet ta paguani vet për dallim nga Gjermania që ka futur teste pa pagesë. Derisa nuk vjen rezultati negativ duhet të rrini në karantinë”.
“Testet mund të bëhen edhe në aeroportin e Vjenës, por duhet të lajmëroheni më përpara dhe duhet ta paguani vet testin. Rezultatet janë gati brenda 3 orësh, kështu thuhet në njoftimin e autoriteteve të Austrisë”, thotë Cani.
Diskutime rreth kësaj post