Analisti Ilir Demalia kërkon që SPAK ta fillojë punën nga Top-Channel dhe me TV Klan. Sipas Demaliajt, nuk duhen bërë selektime.
“Edi Rama ka vënë përfund gjithë median duke e blerë. Dhe SPAK-u ta fillojë punën nga Top-Channel sepse është krijuar me kontrabandë. Nëse flasim për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, SPAK-u duhet të fillojë me TV Klan me Fevziun dhe Aleksandër Frangaj. Ç’është ky selektim?
Nuk e di pse për kaq kohë Ora është përballë një presioni të tillë dhe ndryshe nga mediet e tjera nuk është zbythur. SPAK-u duhet të marri në gjykim më së pari politikën dhe shtetin e Edi Ramës, që i janë kapur disa ministra me trafiqe. Pra, pse SPAK-u nxitohet? Ylli Ndroqi ka të drejtë që të jetë i lirë dhe të bëjë biznese, se nuk po shkon të bëhet deputet. Ndërsa këta që kanë krime pas krimesh, këta bëjnë një krim të ri duke dashur të mbyllur zërin e TV Ora”, – tha Demalia.
Diskutime rreth kësaj post