Epidemiologu, Ilir Alimehmeti teksa ka publikuar një studim për situatën e koronavirusit në vendet e Ballkanit perëndimor dhe ato fqinje shprehet i bindur se rasti i Shqipërisë është ende i menaxhueshëm dhe mund të shmanget përkeqësimi i situatës.
Sipas Alimehmetit, në Shqipëri ende nuk ka një transmetim komunitar të COVID-19 dhe infektimet aktualisht po ndodhin në grupe rastesh, të cilat ai i klasifikon me ngjyrën e verdhë te semaforit.
Ndërkohë që ndryshe paraqitet situata në Kosovë, ku transmetimi sipas tij është në ngjyrë të kuqe dhe situata ka kaluar në infektim komunitar.
“Pra, shtetet me grupe rastesh janë ende epidemiologjikisht ne gjendje që të evitojnë përkeqësimin e situates duke:
1. Ruajtur distancën fizike (2 metra)
2. Ruajtur higjienën e rregullt te duarve
3.Mbajtur maskën nëse nuk ruhet dot distanca fizike”, thekson ai.
Postimi i plotë i epidemiologut:
“Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perëndimor ne situatën epidemiologjike?❓
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:
“…Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne përgjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”
OBSH nuk ka një përkufizim specifik për transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky përkufizim mund te përdoret për te përshkruar infektime qe janë shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.
Ne këto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.
Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve.”
Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:
E gjelbër – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste
E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19
E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19
Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:
Shqiperia – Grupe rastesh
Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh
Mali i Zi – Grupe rastesh
Kosova – Transmetim komunitar
Serbia – Transmetim komunitar
Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar
Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia
Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:
Ruajtur distancen fizike (2 metra)
Ruajtur higjienen e rregullt te duarve
Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike
KUJDES TE MADH KOSOVES SEPSE SITUATA KA DALE JASHTE KONTROLLIT EPIDEMIOLOGJIK” – ka shkruar Alimehmeti.
Diskutime rreth kësaj post