Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar me një postim në rrjetin social Facebook se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Hoti shkruan se nuk ka shenja konkrete, por vetëm një kollë të lehtë.
Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izólim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia.
“Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia. Avdullahu”, – shkruan kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post