Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë me një deklaratë të fortë. Sipas Spahiut Luli dhe Mona nuk ngjallin shpresë për një Shqipëri ndryshe dhe ka ardhur koha për krijimin e një poli të tretë politik.
“Është momenti që Rudina Hajdari, Astrit Patozi, Endri Shabani, Bamir Topi, Spartak Ngjela, Ralf Gjoni, Kreshnik Osmani, Jozefina Topalli, Myslym Murrizi, Adriatik Alimadhi, Erjon Kristo, Dritan Hila, Endira Bushati, Fatos Lubonja, Edvin Kulluri, Lumturi Ratkoceri, Amoz Dojaka, djemtë e Vetvendosjes apo Aleancës Kuqezi dhe çdo intelektual anti-establishmet të bashkohen për të larguar xhaketat e vjetra.”, – shkruan Spahiu.
Postimi i plotë:
“EDITORIAL: Së shpejti, një “Pol i Tretë”, si shanci i fundit për të larguar regjimin Lul-Rama!
Rotacion apo Revolucion?
Kjo është pyetja që vlen 1 milion euro sot në Shqipëri.
Dikush do të thotë që Revolucionin e provoi Luli dhe Mona.
Po….. Po e provuan dhe madje e dogjën si kauzë.
Nuk mund ketë Revolucion që të udhëhiqet nga ish-pushtetar që kanë 30 vjet në politikë.
Po Rotacioni a do e ndryshonte Shqipërinë?
Sigurisht që jo.
Shqipëria s’ka asnjë shpresë për ndryshim nga rotacioni dhe kjo është arsyeja që 63% e shqiptarve duan të largohen.
Monika dhe Luli nuk ngjallin shpresë për një Shqipëri ndryshe.
Ata janë partner në establishmentin e vjetër politik.
PD-PS janë dy nofulla të së njëjtës gojë.
Në këto kushte Partia Demokratike e ka të mbyllur misionin e saj dhe nuk mund ta përmbys këtë rregjim politik pasi është pjesë e oligarkisë politike.
Themelimi i Polit të Tretë në Shqipëri është mision historik për këto arsye:
– sepse pluralizmi politik nuk po funksionon për shkak të pazareve dhe marrveshjeve të fshehta dhe publike PD-PS
– sepse PD-PS-LSI janë kthyer në tre biznese familjare të kryetarve dhe kan hymbur misionin elitar që nga krijimi tyre
– sepse 3 liderët kryesor janë sot politikanët më të korruptuar në Ballkan dhe duhet përballen me drejtësinë,
– sepse Partia Demokratike është shkatrruar nga strukturat dhe nuk e rrëzon dot regjimin politik pasi është pjesë e saj,
– sepse opozita shqiptare ka 1 vit e 2 muaj që nuk organizon dot asnjë protestë,
– sepse 30 vite janë shumë dhe këto grupime e kanë mbyllur ciklin e konsumit politik,
– sepse zgjedhjet e ardhshme me këtë konfigurim rrezikon ti fitoj sërish Rama dhe mos ndodh ndryshimi,
– sepse komuniteti ndërkombëtar nuk po gjen dot partner dhe po detyrohet të ulet sërish me 3 banda hajdutësh në negociata,
– sepse në Shqipëri ka me mijra të rinj dhe intelektual që nuk gjejnë hapësira në partitē e vjetra,
– sepse Shqipëria ka aspirata europiane por sundohet nga parti me standarde afrikane,
– sepse opozita s’mund jetë monopol i njē idioti si Lulzim Basha. Në sistemet politike: qeveria është një dhe opozitat janë disa,
– sepse ka ardhur momenti që prespektiva politike të mos shikohet vetëm brenda koalicioneve PD-PS
– sepse Shqipëria, së paku sa Kosova duhet afroj më shumë se dy alternativa politike
Për këto arsye ka ardhur koha që çdo faktor dhe aktor kundër PS-PD duhet bashkohen në një koalicion parazgjedhor.
Është momenti që Rudina Hajdari, Astrit Patozi, Endri Shabani, Bamir Topi, Spartak Ngjela, Ralf Gjoni, Kreshnik Osmani, Jozefina Topalli, Myslym Murrizi, Adriatik Alimadhi, Erjon Kristo, Dritan Hila, Endira Bushati, Fatos Lubonja, Edvin Kulluri, Lumturi Ratkoceri, Amoz Dojaka, djemtë e Vetvendosjes apo Aleancës Kuqezi dhe çdo intelektual anti-establishmet të bashkohen për të larguar xhaketat e vjetra.
Veç e veç secili prej tyre nuk mund të sjell ndryshim por së bashku bëhen alternativ.
Kauzat e mëdha, nuk ndërtohen me njerës të vegjël dhe anonim.
Ndoshta ndonjë emër nuk do ju pëlqej lexuesve por ky është ekuacioni politik.
Edhe unë në jetë s’kam komunikuar kurrë me Jozefina Topallin dhe e kam kundërshtare ekstreme, por në politik:
“Armiku i armikut tim, është miku im”
Shqipëria s’ka më kohë për të humbur duke zgjedhur mes dy të këqijave, atë më të voglën.
Ne duhet ti japin Shqipërisë:
Alternativën Kombëtare, për një Shqipëri Ndryshe!” – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post